I dashuri gjerman rrah kosovaren në Prishtinë

Një femër kosovare ka raportuar të dashurin e saj në Polici për dhunë psikike dhe fizike.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjerman është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale i dashuri i saj, i dyshuari mashkull, gjerman, i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri