Fëmija juaj refuzon të shkoj në kopsht, ekspertet flasin për zgjidhjen

Ka disa raste, kur prindërit përballen çdo mëngjes me të njëjtën situatë: të qarat e fëmijës dhe refuzimi për të shkuar në kopsht.

Si mund ta përballojmë një situatë të tillë? Si t’i bindim fëmijët të kuptojnë se kopshti nuk ka pse të jetë përvojë negative dhe se ata mund të marrin maksimumin e kësaj përvoje dhe ta shijojnë?

Këshilla nga psikologë për fëmijët që refuzojnë të shkojnë në kopsht:

Së pari, duhet ta trajtoni fëmijën me shumë qetësi dhe të flisni për kopshtin si një eksperiencë mjaft e bukur, duke përmendur lojërat, argëtimin, shokët, shoqet, lodrat, aktivitetet si vizatimi, këndimi

Nxiteni fëmijën ta shijojë në tërësi eksperiencën e kopshtit si diçka argëtuese, jo vetëm për aktivitetet formale akademike që mësohen atje.

Pyeteni si e ka kaluar ditën kur kthehet në shtëpi.

Mos e kritikoni as mos i flisni ashpër.

Bashkëpunoni për të qenë në një linjë me edukatoren.

Nxisni ndërveprimin e fëmijës suaj me bashkëmoshatarë jashtë kopshtit, në mënyrë që vështirësia në socializim të mos jetë pengesë për të shkuar në kopsht, shkruan psikologjia për nëna , shkruan revista për nënat.

Përgëzojeni fëmijën për çdo arritje, sado e vogël qoftë ajo. Kjo do t’i ndikojë pozitivisht në vetëbesim dhe do t’i reduktojë stresin e frikën.