Sëmundjet jo të transmetueshme, shkaktare kryesore të vdekjeve në Kosovë
Sëmundjet të cilat nuk janë të transmetueshme kohëve të fundit po trajtohen si shkaktare kryesore të vdekjeve në Kosovë. Kjo sipas hulumtimit “Situata me sëmundjet jo të transmetueshme në Kosovë” nga “World Bank Group”.
Në hulumtim potencohen se mbi dy të tretat e të gjitha vdekjeve vijnë pikërisht nga sëmundjet jo të transmetueshme.
“Këto sëmundje nuk prekin vetëm të moshuarit, pasi më shumë se një e katërta e vdekjeve në grup-moshën 20-29 vjeç janë për shkak të SJT”, thuhet tutje në hulumtim.
Faktorët që sjellin këto sëmundje konsiderohen mënyra e jetesës, ndotja e ajrit, konsumimi i duhanit. Ndërkaq ndër sëmundjet më të shpeshta të këtij lloji janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti.