Arifi liston projektet milionëshe që u anuluan nga sanksionet e BE-së ndaj Kosovës
Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar një listë të projekteve të shumta që janë anuluar nga BE-ja për Kosovën në kuadër të vendosjes së sanksioneve për veprimet e marra nga Qeveria e Kosovës për situatën në veri.
Ai thotë se projekti i parë i anuluar ishte në vlerë 87 milionë euro dhe se nga kjo pësojnë rret 38 mijë banorë të Prishtinës, që cilët do të lidheshin me ngrohjen qendrore të qytetit në vitin 2027, shkruan Zeri.info.
Arifi ndër tjerash thotë se projekti tjetër që u anulua kishte vlerë 110 milionë euro dhe se kishte të bënte me ndërtimin e kapaciteteve për energji solare mbi deponit e pluhurit të KEK-ut.
“Projekti i tretë i anuluar është autostrada Merdar-Prishtinë me vlerë 207.7 milion Euro dhe e cila godet kryesisht diasporën dhe mban lartë koston e transportit të mallrave nga e për Kosovë
Projekti i katërt ka të bëjë me bashkëpunim ndër universitarë në mes të Universiteteve të Kosovës dhe rrjetit të 500 Universiteteve Europiane. 14.4 milion Euro do të ishte përfitimi i menjëhershëm dhe mundësi të shumta për studentët tonë që të marrin dije nëpër shumë universitete Europiane”, shkroi ai ndër tjera në Facebook. /Zëri