Luiz Ejlli publikon foto përkrah aktorit Luan Jaha gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli krahas angazhimeve në muzikë, prej kohësh ka nisur edhe xhirimet e një filmi ku ai do të jetë protagonistë bashkë me Olta Gixharin.

Xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” po bëhen në Korçë dhe tashmë janë zbuluar edhe disa prej emrave të tjerë që do të jenë pjesë e tij.

Mes tyre pesë e kastit të filmit do të jetë edhe aktori i mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

Me këtë të fundit. këngëtari nga Shkodra ka publikuar një fotografi në llogarinë e Instagramit të tij.

Dyshja shihen në kostume elegante teksa po bënin xhirimet e një prej skenave të filmit.

Ndryshe, Luizi së fundmi mori vëmendje me disa reagime që bëri ndaj ish-banorit të BBVA, Ronaldo Shakra.

Ky i fundit deklaroi ai duhej të ishte moderator i “Kepit të Vipave” dhe jo Kiara, gjë që nxiti reagime nga çifti.

Përmes një postimi në Instagram ai tha se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

Më pas përmes një postimi tjetër, Luizi i tha Ronaldos që të vijë e të marrë 5 mijë eurot që ja kishte premtuar në BBVA, meqenëse do mbetet pa punë.