Major Jeton Ahmeti diplomon në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Kroate
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se major Jeton Ahmeti ka përfunduar me sukses shkollimin në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes së Kroacisë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mehaj ka thënë se gjatë shkollimit njëvjeçar, major Jeton Ahmeti ka treguar rezultate të larta, duke prezantuar me dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha aktivitetet e organizuara nga Akademia Ushtarake e Mbrojtjes Kroate.
Ai i ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme major Ahmetit gjatë shërbimit të tij në FSK. /Zëri