Pjata më e fortë në botë shitet 2 euro për vakt, pasi ta “hani” e merrni si kujtim në shtëpi

Suodia quhet pjata më e fortë në botë dhe një pjesë kushton 16 juanë ose rreth 2 euro. Falë rrjeteve sociale, javët e fundit është bërë shumë e njohur.

Në vend të perimeve, frutave të detit apo mishit, mbi vajin e nxehtë hidhen gurë dhe përzihen me vaj djegës, erëza të ndryshme, hudhër dhe speca të prerë në kubikë.

Pjata quhet suodiu, që përkthyer nga gjuha kineze do të thotë “thith dhe hedh”. Konkretisht, klientëve u shërbehen gurë të aromatizuar në kuti sa pëllëmba dhe u takon atyre që të thithin shijet nga gurët dhe më pas t’i hedhin.

Në fakt, pasi t’i mbaroni, mund t’i merrni si kujtim në shtëpi.

Vetë pjata besohet të jetë disa qindra vjeçare dhe e ka origjinën nga provinca e Hubeit. Thuhet se është shpikur nga marinarët që kanë ngecur në rrugë dhe kanë mbetur pa ushqim, dhe ata kanë përgatitur guralecë në këtë mënyrë për të shuar urinë. /abcnews