OBSH: Aspartami që përdoret në pijet e gazuara dhe çamçakëzët, mund të jetë një substancë kancerogjene
Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë, Aspartami, do të shpallet si kancerogjen i mundshëm muajin e ardhshëm, raporton Reuters teksa citon burime nga OBSH.
Aspartami, i cili përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “substancë kancerogjene e mundshme ” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kancerin.
Vendimi i IARC, i finalizuar në fillim të këtij muaji pas një takimi të ekspertëve të jashtëm, synon të vlerësojë nëse diçka është një rrezik i mundshëm apo jo, bazuar në të gjitha provat e publikuara.
Nuk merr parasysh se sa nga një produkt mund të konsumojë një person në mënyrë të sigurt.