Çfarë tregon ngjyra e thonjve për shëndetin tuaj?
Thonjtë mund të zbulojnë shumë për shëndetin tonë, ndërsa disa ndryshime në to nuk duhen anashkaluar.
Çdo ndryshim në thonjtë tregon një problem të caktuar shëndetësor që nuk duhet ta injoroni.
Thonjtë e zbehtë
Zbehja në thonj në fakt përshkruan shtratin e çelët nën thonj, domethënë indin poshtë thonjve. Një ndryshim i tillë mund të tregojë anemi dhe mungesë të qelizave të kuqe të gjakut ose eritrociteve, prandaj duhet bërë një analizë gjaku.
Anemia shkaktohet nga niveli i ulët i hekurit në gjak dhe për këtë arsye është e rëndësishme të ndryshoni dietën tuaj dhe ta pasuroni me perime të freskëta, panxhar, bishtajore dhe mish të kuq.
Thonjtë e verdhë
Trashja e thonjve më së shpeshti ndodh në gishtat e këmbëve dhe shoqërohet me zverdhje. Ndryshime të tilla janë karakteristike për sëmundjet mykotike që përhapen më shpesh në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Thonjtë në nuancë të kaltër
Ngjyra e kaltër nën sipërfaqen e thoit është një shenjë se trupit tuaj i mungon oksigjeni. Shkaku mund të jenë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes ose të sistemit të qarkullimit të gjakut. Mavijosja nën thonj mund të shkaktohet edhe nga qarkullimi i dobët dhe ekspozimi ndaj temperaturave shumë të ulëta, por nëse vëreni ndryshime kaq të rëndësishme, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek.
Vija të bardha në thonj
Vijat e bardha horizontale në të gjithë gjerësinë e thoit, të cilat shfaqen në disa gishta, quhen vija Muehrcke dhe mund të tregojnë mungesë proteinash dhe lëndësh të tjera ushqyese, si dhe sëmundje të veshkave dhe anomali të mëlçisë.
Nëse i vëreni këto ndryshime, pasurojeni dietën tuaj ditore me ushqime proteinike, si mishi dhe vezët dhe nëse gjendja e thoit mbetet e pandryshuar pas një muaji, kërkoni ndihmë. /Telegrafi