Nga viti i ri shkollor, në Luginë do të mësohet për veshjet dhe vallet shqiptare

Ndonëse diskriminimin e kanë të përditshëm nga pushteti qendror në Serbi, por dorëzimi nuk vjen në shprehje te popullata shqiptare në Luginë të Preshevës.

Bile, tani, nga viti i ri shkollor, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës do të mësojnë mbi kulturën shqiptare.

Konkretisht, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, “duke filluar nga viti i ri shkollor, SHKA “Zëri i Luginës” nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore do t’u mbajë ligjërata mbi veshjet dhe vallet tradicionale shqiptare”, ka shkruar ai.

Luftiu, në Facebook, ka bërë me dije se si Këshill Kombëtar Shqiptar do ta përcjellë nga afër këtë aktivitet të ri.