KPM-ja ia jep 30 ditë afat Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes
Komisioni i Pavarur i Mediave ia ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale.
Ky rekomandim u votua pro nga të gjithë anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregulloren, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione.