Mjekët e shpallën të vdekur, 5 orë më vonë gruaja ringjallet në arkivol
Të pranishmit në varrimin e një gruaje të moshuar ekuadoriane u tronditën kur zbuluan se ajo ishte ende gjallë. Një doktor në qytetin e Babahoyo e shpalli të vdekur 76-vjeçaren Bella Montoya, pas dyshimeve se pësoi goditje në tru.
Sipas BBC, ajo u fut në arkivol dhe të afërmit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përpara se të varrosej. Por gati 5 orë më vonë, kur hapën arkivolin për t’i ndërruar veshjet përpara funeralit, gruaja mori frymë.
“Mami nisi të lëvizë dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën; mezi po mbushej me frymë”, tha djali i saj Gilbert Balberán, teksa përshkrujti momentin kur kuptoi se e ëma ishte e gjallë.
Në një video të xhiruar nga një prej të pranishmëve, gruaja shfaqet në arkivolin e hapur në vështirësi për të marrë frymë, ndërsa të tjerët ankohen për vonesën e ambulancës.
Disa minuta më pas vijnë zjarrfikësit që e nxjerrin Bella Montoya-n nga arkivoli dhe e transportojnë sërish drejt spitalit ku ishte shpallur e vdekur. Djali i saj, duke folur për mediat ekuadoriane, tha se ajo ishte në kujdes intensiv, por e ndërgjegjshme.
#Ecuador: Una mujer de la tercera edad, de nombre Bella Montoya, fue dada por muerta en el hospital de Babahoyo.
— Mauricio Orellana ë (@MauriOrellanaSV) June 10, 2023
Se la entregaron a su hijo al mediodía para que realizara el velorio, pero horas más tarde se dieron cuenta que aún estaba viva. pic.twitter.com/rpqPBnknfE
“Nëna ime është në oksigjen, zemra e saj është stabël”, tha ai. Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë në Ekuador urdhëroi ngritjen e një komiteti për të hetuar incidentin.
Bella Montoya nuk është i pari person që “ringjallet” pas shpalljes zyrtarisht i vdekur. Në Shkurt, një 82-vjeçare u gjet duke marrë frymë teksa ndodhej në një shtëpi funerale në New York. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë me herët./tvklan.al