Man City - Inter, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e finales

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Interit.

Skuadrat kanë shkuar në pushim pas 45 minutash me rezultat baras 0-0.

Të dy ekipet patën rastet e tyre, me portierët kundërshtarët që mbajtën portat e tyre pastër.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Ataturk Olimpic” në Stamboll. /Zeri.info