Pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Turqi

Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turqisë, ka lënë të vdekur pesë persona njofton tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.

Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim për shkakun e shpërthimit.

Në zonë janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, njoftoi televizioni NTV./rel