Presidenti hungarez deshi t’ia puth dorën homologes moldave, ajo e refuzoi – pamjet po bëjnë xhiron e botës

Presidenti hungarez Viktor Orban mori pjesë të enjten në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe tani është përhapur një video në rrjetet sociale që tregon se si ai përjetoi siklet nga presidentja e Moldavisë.

Maia Sandu e priti Orbanin në kështjellën Mimi, dhe kur u takuan presidenti hungarez donte t’i puthte dorën, transmeton Telegrafi.

Mirëpo ajo e ka refuzuar dhe në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se Orban në atë moment ka qenë mjaft konfuz.

Nuk dihet pse Maia Sandu vendosi të refuzojë puthjen e Orbanit, por ka mundësi që bëhet fjalë për mosmarrëveshjet e tyre politike, më së shumti për luftën në Ukrainë dhe Vladimir Putin.

Kujtojmë që Orban nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka refuzuar kategorikisht t’i vendosë sanksione Rusisë së Vladimir Putinit.