Protestuesit shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Për dallim nga dy ditë më parë, sot në Zveçan numri i protestuesve serbë është shumë më i madh.

Siç raporton REL-i, tashmë pjesëtarët e KFOR-it e kanë rrethuar me tela gjemborë ndërtesën e Komunës së Sveçanit.

Po ashtu ky medium raporton se protestuesit para pak çastesh kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë.