Sulmohet ekipi i RTV 21 në veri të Mitrovicës

Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani Berat Bahtiri, është sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonte në sheshin Car Llazar.

Mediumi ka njoftuar AGK-në se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

Ekipi ka njoftuar AGK-në se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë ta trajtojnë rastin sa më parë, në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës t’i sigurojë gazetarët, në mënyrë që të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.