Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga persona të maskuar

Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq.

T7 raporton se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga persona të maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të Komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.