Provokojnë protestuesit, vendosin flamurin e Serbisë mbi autoblindën e Njësisë Speciale në veri

Po vazhdojnë protestat në veri të Kosovës.

Nga pamjet e fundit atje, shihet se si protestuesit ia kanë vendosur flamurin serb blindës së Policisë së Kosovës.

Gjatë orëve të mëngjesit protestuesit kanë tentuar të futen në komunën e Zveçanit, por kjo gjë u ndalua nga Policia e Kosovës.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar heqjen e flamurit të Kosovës, i cili është vendosur para Komunës.