Duke i rritur këto bimë, do të shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

Moti më i ngrohtë nënkupton edhe ardhjen e mushkonjave. Prandaj, nuk është keq të dini disa mënyra për t’i larguar ato në mjedisin tuaj të përditshëm. Nëse mbillni disa nga bimët e mëposhtme, mushkonjat do të zhduken nga shtëpia juaj.

Reklama

Disa bimë i largojnë mushkonjat për shkak të erës së tyre të veçantë. Përveç kësaj, shumë nga këto bimë nuk janë vetëm estetike, por edhe të dobishme në jetën e përditshme. Disa prej tyre shërbejnë si erëza, e disa si ilaçe.

Kumaku

Kumaku dallohet nga ngjyra e saj e ndritshme dhe ka një erë të këndshme. Mund ta rritni në oborr ose ta mbani në vazo në ballkon. Përveç mushkonjave, ato largojnë edhe afidet, mizat e bardha, krimbar dhe insektet tjera, kështu që shpesh zbukuron kopshtet.

Nenexhiku

Nenexhiku është një zgjedhje e mirë për të larguar mushkonjat, por edhe mizat dhe milingonat. Nenexhikun mund ta kultivoni edhe në vazo dhe ta mbani në tarracë dhe mund të përdoret edhe kur të jetë tharë. Përveç kësaj, është i shkëlqyer si një shtesë për limonadat freskuese dhe çajet e ftohta.

Borziloku

Për shkak të erës së fortë, borziloku është i ngjashëm me nenexhikun dhe për këtë arsye largon shumë insekte. Gjithashtu funksionon mirë si një mbrojtje kundër mizave. Ajo që këshillohet gjatë rritjes së kësaj bime është që toka në të cilën është mbjellë të mbahet e lagësht.

Rozmarina

Rozmarina rekomandohet shpesh nga kopshtarët. Përveç mushkonjave, aroma e saj largon lloje të ndryshme molash dhe mizash, të cilat sulmojnë frutat dhe perimet. Ka avantazh se lulëzon në zona të thata, kështu që mund t’u mbijetojë temperaturave të larta.

Livanda

Livanda përmban vajra esencialë në gjethet e saj, prandaj shumë insekte e shmangin atë. Për këtë arsye nuk është për t’u habitur që paketat me çanta livande vendosen në dollapë. Kjo bimë kërkon shumë dritë dielli dhe kullim të mirë.