Zhduket një femër në Prizren

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se familjarja e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:00, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri