Një grua në Fushë-Kosovë vdes nga COVID-19
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se është regjistruar një viktimë nga COVID-19.
Sipas raportit, viktima është një grua nga Fushë-Kosova, nga grup-mosha 30-39 vjeç, transmeton Zeri.info.
Në raportin shtatëditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se janë regjistruar tetë raste të reja, ndërsa numri aktiv i rasteve në vend është tre. /Zëri