ASK-ja tregon sa prodhoi rrymë Kosova e sa importoi gjatë muajit mars
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka pbulikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë
Gjatë muajit mars 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike: nga termocentralet ishte 539.65 GWh; nga hidrocentralet ishte 38.3 GWh; si dhe nga era dhe ajo solare ishte 31.3 GWh.
Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 681.41 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 468.49 GWh, ose 7.46% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.86%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në mars 2023 ishte 264.47 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 192.31 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.61 mijë ton, ose 27.56% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.