Afrona Dika nis pushimet e para me partnerin e ri
Se lidhja e re Afrona Dikës po i ecën për mrekulli për këtë nuk kemi dyshime.
Bukuroshja mbi këtë zhvillim foli javë më parë për Prive dhe e dëshmon në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, ndonëse partnerin ende nuk po e ekspozon të plotë.
E duket se çifti nuk kanë pritur për muajt e nxehtë të verës për t’i bërë pushimet e para së bashku.
Ato i kanë nisur sot? Dhe gjejeni pak ku!
Afrona dhe partneri i saj zviceran kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë për t’i mbushur "bateritë".
Kalofshin sa më bukur! Ç’të themi tjetër. /prive.al