KEK: Pas fazës testuese, Njësia A-5 rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se Njësia A5 është rikthyer në operim, pas fazës testuese.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KEK-u, pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate.

Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.