“Trafiku Urban” ka një njoftim për linjat 1A dhe 7C

“Trafiku Urban” ka njoftuar për ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për dy linja.

Sipas njoftimit, qarkullimi i linjave 1A dhe 7C do të realizohet përmes bulevardit “Bill Klinton” për shkak të punimeve nga “Termokosi” në rrugën “Ukshin Hoti”.

“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se ndërmarrja publike 'Termokos' më 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvillojë punime në rrugën ‘Ukshin Hoti’. ‘Trafiku Urban’ njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat nr. 1A dhe nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes bulevardit ‘Bill Klinton’”, thuhet në njoftim. /Zëri