Musk paralajmëron mbylljen e llogarive joaktive në Twitter
Elon Musk ka paralajmëruar përdoruesit e Twitter se rrjeti social po shkon drejt mbylljes së llogarive që kanë qenë joaktive prej disa vitesh. Lajmin e njoftoi vetë miliarderi në Twitter.
“Jemi duke pastruar llogaritë që nuk kanë pasur asnjë aktivitet për disa vite, kështu që ka të ngjarë të shihni një rënie në numrin e ndjekësve,” shkroi Musk.
Më vonë, duke iu përgjigjur një postimi nga zhvilluesi i lojërave video, John Carmack, i cili shqetësohej për fshirjen e përmbajtjes nga llogaritë joaktive, Musk tha se llogaritë “do të arkivohen”.
Musk nuk e specifikoi qëllimin e plotë të spastrimit dhe as nuk dha detaje se sa kohë do të duhej të ishte joaktive një llogari që të arkivohej./abcnews