Brnabiqi e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot Serbia e vlerëson faktin që Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk e ka njohur Kosovën, por është tha se nuk e ka të qartë se pse ky shtet nuk votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“E di që brenda BeH ka qëndrime të ndryshme. Duhet të pranoj se nuk e kam të qartë votën e BeH, pra abstenimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha Brnabiq gazetarëve në Mostar.

Siç rapoton “Noava”, kryeministrja serbe ka thënë se ka pritur që Bosnja dhe Hercegovina të votojë kundër, sepse “nuk mund të abstenojë në çështjen e anëtarësimit të një shteti inekzistent në Këshillin e Evropës”.

Komiteti i Këshillit të Ministrave i Këshillit të Evropës më 24 prill të këtij viti ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe ka vendosur që t’i bartë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka mandatin për të përgatitur opinionin dhe rekomandimin lidhur me kërkesën e Kosovës.

Vendimin e sotëm për këtë akt e kanë mbështetur 33 vende anëtare të Këshillit të Evropës, 7 ishin kundër, ndërsa 5 vende kanë abstenuar në votim.

Në mesin e shteteve që kanë votuar kundër ka qenë edhe Serbia, me çka edhe formalisht ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut më 27 shkurt, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sipas procedurave të Këshillit të Evropës tash pritet që në një prej takimeve të radhës – ose në atë në qershor apo më vonë në vjedhtë, në tetor – të përgatitet raporti i Asamblesë parlamentare dhe të jepet rekomandimi për të pranuar Kosovën në në këtë organizatë.

Më pas, prapë Këshilli Ministror merr vendimin për të pranuar apo jo Kosovën si vend anëtar. /telegrafi