Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore: Pres që sa më parë të formohen institucionet

Betim Osmani, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare, ka votuar sot në lagjen “Kodra e Minatorëve”.

Osmani tha se shpreson që shumë shpejt do të formohen institucionet komunale, transmeton Zeri.info

“E kryva një obligim qytetar, shpresoj që shumë shpejt do të formohen institucionet, qytetarët kanë nevojë që sa më shpejt të formohen këto institucione”, tha Osmani.

Në këtë qendër votimi deri më tani kanë votuar katër qytetarë ndërsa të drejt vote kanë 552 qytetarë. / Zëri