Gjendet një trup i pajetë afër liqenit të Badocit, dyshohet të jetë i 76-vjeçarit të zhdukur

Që nga mbrëmë një ekip vullnetaresh kishin filluar të kërkonin 76-vjeçarin Gafurr Gashi, i cili ishte zhdukur nga e diela.

Sot ekipet e Kërkim-Shpëtimit nga Policia dhe FSK-ja kanë gjetur një trup të pajetë e që dyshohet të jetë i 76-vjeçarit, raporton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se trupi është gjetur sot rreth orës 11:30 dhe, duke u bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për personin i cili ishte raportuar i zhdukur të dielën.

“Sot rreth orës 11:30 nga ekipi i Kërkimit, i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G., i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri