Nëse për 12 muaj nuk mbesni shtatzënë, duhet të shkoni patjetër te mjeku si çift

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 4 prill, 1 në 6 persona në mbarë botën përballen me probleme steriliteti.

Gjinekologia Edlira Bylykbashi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kur një çift që ka jetë të rregullt seksuale dhe nuk mundet të ngjizë dot një fëmijë brenda 12 muajve duhet të shkojnë patjetër tek gjinekologu.

“Kur çifti ka 12 muaj jetë seksuale dhe nuk arrin të lindë fëmijë është infertilitet dhe kur nuk arrin asnjëherë të lindë fëmijë është sterilitet. Nëse një çift nën 35 vjeç, brenda 12 muajve nuk ngel shtatzënë është arsye për konsulta me mjekë gjinekologë dhe andrologë por jo se nuk mbetet shtatzënë, nuk do të thotë se nuk do riprodhohesh më. Paraqitesh te mjeku për të gjetur shkakun e kësaj situate”, tha mjekja./euronews