Simptomat që tregojnë se trupit tonë i mungon uji
Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tonë. Marrja adekuate e lëngjeve na ndihmon të përmirësojmë tretjen, të përshpejtojmë metabolizmin dhe të rregullojmë temperaturën e trupit.
Kur nuk pimë ujë ose kur e humbasim atë shpejt (përmes djersitjes, të vjellave ose diarresë), mund të ndodhë dehidratim. Gjithashtu, disa barna (diuretikë) mund të çojnë në rritjen e urinimit dhe dehidratimit, përcjell Index.hr.
Nëse pyesni se si të kuptoni se trupit i mungon uji, kushtojini vëmendje këtyre simptomave, këshillon Klinika e Cleveland, transmeton Klankosova.tv.
Shenjat që tregojnë se trupit i mungon uji përfshijnë:
Dhimbje koke
Konfuzion
Lodhje
Marramendje
Dobësi
Tharje e gojës
Rrahje të shpejta të zemrës
Presionin e ulët të gjakut
Humbje e oreksit
Dëshirë e shtuar për sheqer
Skuqje e lëkurës
Këmbët e enjtura
Ngërçet e muskujve
Intoleranca ndaj nxehtësisë ose të ftohtit
Kapsllëk
Urinë me ngjyrë të errët.