“Herkuli i Kosovës” po synon ta rrëzojë me grusht bikun 1,283 kilogram

Njeriu më i fortë që ka Kosova, Bujar Muli, synon të rrëzojë me grusht bikun 1,283 kilogram.

Muli është i njohur për sfidat e rrezikshme të cilat i ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Me forcën që posedon ai ka arritur më parë të ngrijë lart një traktor, të rrokullis një automjet, madje një tjetër video tregon se si atë nuk mund ta tërheqë as edhe makina.

Por, këtë herë ai do të dalë ballë për ballë një kafshe ku do të tentojë ta rrëzojë bikun me grusht.

Këtë sfidë të radhës, vushtrriasi siç njihet edhe si “Herkuli i Kosovës” e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.