Arrestohet prishtinasi, iu sekuestruan tri thika dhe dy fishekë

Sot në Prishtinë është arrestuar një 38-vjeçar i dyshuar për "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës".

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi se arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën "Rrahman Bahtiri" në Prishtinë, me ç' rast policia gjeti dhe sekuestroj tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari; A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’”, thuhet në njofitmin e Policisë. /Zëri