Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 18 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 84.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.749 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3215 kanë përfunduar me fatalitet.