Itali: Masakroi gruan me thikë, shqiptari i jep fund jetës në qeli

62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u vrau gruan e tij Zenepe Uruçi duke e goditur disa herë me thikë është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

Sipas mediave italiane Uruçi ishte i vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.

Uruçi mësohet se e ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre.Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.

Pas kësaj, djali kishte marrë në telefon babanë, i cili i ishte përgjigjur djalit të vet: Çfarë po bëj, po bëj një rrëmujë të madhe. Djali ishte munduar të lidhej me nënën e tij, por nuk ishte bërë e mundur, më pas kishte marrë në telefon një fqinje dhe policinë.