Edhe Xavi flet për një rikthim të mundshëm të Messit te Barça

Pas nënkryetarit të Barcelonës, tani edhe trajneri Xavi Hernandez ka folur për një rikthim të mundshëm të Leo Messit në “Camp Nou”.

Messi është në muajt e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germainin dhe ai ende nuk ka rinovuar kontratën me mundësinë e rikthimit të tij te Barcelona.

Për këtë çështje ka folur edhe Xavi, ku ka konfirmuar se ai flet shumë me të dhe po e trajtojnë si temë për ta rikthyer.

“Nuk është koha për të folur për rikthimin e Messit. Unë flas shumë me të. Është një temë të cilën po e trajtojmë”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.

“Shpresojmë ta shohim sërish te Barcelona. Është klubi i jetës së tij”, përfundoi ai. /Zeri.info