Vdes një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një person ka vdekur derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij. Po ashtu ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri