Haalandi, nën hetim nga policia për përdorim telefoni gjatë vozitjes

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka përdorur telefonin gjatë vozitjes, në New Islington të Manchesterit.

Gazeta “Sun” ka publikuar imazhet dhe pamjet e norvegjezit në makinën e tij të mërkurën.

Policia e Manchesterit i është përgjigjur raportit dhe është në dijeni dhe po heton incidentin e raportuar.

Ai tani mund të përballet me humbjen e licencës. /Zeri.info