Zbulohet një punëtori ilegale për prodhimin e duhanit në Viti

Dogana e Kosovës njofton se kanë arritur të zbulojnë një punëtori ilegale për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Dogana thotë se pas hetimeve dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve në Viti.

“Gjatë bastisje njësitë e Doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha pajisjet dhe duhani janë sekuestruar, derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit”, bën të ditur Dogana.