Pse është qumështi kaq i rëndësishëm për fëmijët e vegjël?
Përbërja e qumështit për fëmijë është përshtatur veçanërisht me nevojat e fëmijëve.
Qumështi dhe produktet e qumështit janë materie shumë të vlefshme ushqyese në planin ushqimor të fëmijëve sepse ndër të tjera me anë të konsumimit të tyre fëmijët konsumojnë sasi të mjaftueshme të Kalciumit , që është i domosdoshëm për formimin e strukturës së fortë të eshtrave dhe për dhëmbë të shëndoshë.
Qumështi për fëmijë përmban përveç Kalciumit edhe disa materie tjera shtesë që stimulojnë rritjen e fëmijëve, nga të cilat ata shpesh nuk marrin mjaftueshëm, e që janë të domosdoshme në këtë fazë të rritjes dhe të mësuarit për fëmijët.
Sipas Raportit të Ushqimit të vitit 2008 nga Shoqata gjermane e ushqimit, fëmijët e moshës prej 1- 3 vjet konsumojnë më tepër proteina, shumë pak acide yndyrore (Omega-3), shumë pak hekur, jod dhe vitaminë D.
Qumështi për fëmijë përmban këta komponentë të rritjes në sasi të mjaftueshme.
Në vazhdim mund të gjeni për mbledhjen e llojeve të qumështit HIPP Combiotik për fëmijë.
Rekomandohet që fëmijët në fëmijërinë e hershme të konsumojnë çdo ditë 300-330 ml qumësht dhe produkte të qumështit- sipas mundësive të ndahen në 2-3 shujta në ditë.
Gjithashtu edhe fëmijët me intolerancë të laktozës duhet ti kushtojnë vëmendje konsumimit përkitazi moshës së tyre me këta komponentë të rritjes.
Për këta fëmijë është i përshtatshëm qumështi nga HIPP pa laktozë me reduktime të rrepta të laktozës (Përmbajtja