Modriq dëshiron të vazhdojë me Real Madridin

Luka Modriq ka pranuar se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid.

I pyetur se a është e vërtetë që duhet të largohet nga kombëtarja për të qëndruar në Real Madrid, Modriq u përgjigj: “Shkurt dhe qartë, jo”.

“Dua të qëndroj në Real Madrid, shpresoj se do të ndodhë”, shtoi ai.

Modriq aktualisht ka kontratë të vlefshme me madridin deri në fund të sezonit. /Zeri.info