Prizrenasi thotë se persona të panjohur ndezën zjarr dhe ia dëmtuan varrin e gruas së tij

Një mashkull në Prizren dje ka raportuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarr afër varrit të bashkëshortes së tij dhe ia kanë dëmtuar atë.

Sipas tij, varrit i është djegur pllaka e drurit dhe mbishkrimi.

Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore. /Zëri