Fatmir Humolli tregon pse u ul ndaras nga Grupi Parlamentar i LVV-së
Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Humolli, është deklaruar lidhur uljen e tij ndaras nga Grupi i Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Humolli, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka njoftuar se ka vepruar atë që e kishte paralajmëruar qëmoti.
“Unë nuk kam qenë anëtar i LVV-së dhe sot jam larguar nga grupi i deputetëve të shumicës ashtu siç e kam paralajmëruar bukur moti”, tha ai.