Gëlltiti dhëmbët derisa ishte në gjumë, 35-vjeçari përfundon në QKUK
Një rast i veçantë ka ndodhur në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një person, derisa ishte në gjumë, ka gëlltitur urën metalokeramike, që ia kishte vënë stomatologu.
Këtë e ka bërë të ditur doktori Skender Telaku, përmes një njoftimi në Facebook, ku theksoi se ura i është larguar pa kurrfarë problemi.
“Nxjerrja e urës metalokeramike gjysmëcirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjeç aksidentalisht, derisa ka qenë në gjumë e ka përbirë urën e vënë nga stomatologu disa muaj më parë. Ura u nxor endoskopikisht pa kurrfarë problemi…..”, shkroi doktor Telaku.