Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për herë të parë është kryer një operacioni i rrallë, ku një pacientes 67-vjeçare i është hequr masa tumorale, me dy qasje kirurgjike.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës.
"Qasje abdominale–barkore, gjatë se cilës lirohet masa e tumorit nga indet e buta të legenit (nga pjesa përfundimtare e zorrës së trashë, nga enët e gjakut dhe pleksusi nervor).
Qasja sakrale (qasje kërbishtit), gjatë se cilës nga pjesa shpinore sakro-koksigeale (ashti i bishtit) bëhet sakrektomi parciale (heqje e pjesshme ashtit), nga niveli S2/S3, ndarja nga muskujt gluteal (muskujt e të ndenjurit) dhe ligamenti anokoksigeal, ligamenti që forcon pjesën e zorrës dalëse me kërbishti, ku hiqet komplet masa tumorale", thuhet në njoftim.