BBC-ja këshillon stafin të fshijnë TikTok-un nga telefonat e korporatës
BBC-ja ka këshilluar stafin që ta fshijnë TikTok-un nga telefonat e korporatës shkak të frikës së privatësisë dhe sigurisë.
Siç raportohet, BBC-ja duket se është organizata e parë mediatike në Mbretërinë e Bashkuar që nxjerrë udhëzimin – dhe vetëm e dyta në botë pas transmetuesit publik të Danimarkës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë BBC tha se do të vazhdojë të përdorë platformën për qëllime editoriale dhe marketingu për momentin. TikTok-u ka mohuar vazhdimisht akuzat për dorëzimin e të dhënave te qeveria kineze, pasi kompania është në pronësi të kompanisë ByteDance nga Kina.
Derisa më tani shumë institucione amerikane dhe evropiane, dhe shumë vende sikurse Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja e kanë ndaluar aplikacionin TikTok.
Megjithatë, ende lejohet në pajisjet personale.
Frika e madhe është se të dhënat e mbledhura nga platforma nga telefonat e korporatave mund të ndahen me qeverinë kineze nga kompania mëmë e TikTok, ByteDance, sepse selia e saj është në Pekin.
SHBA-ja ndërkohë i ka bërë thirrje kompanisë që të shesë aksionet ose do të përballet me ndalim të plotë.