Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se aneksi i negociuar në Ohër thotë se palët do të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes.

“Unë informova trupin diplomatik në Kosovë për këtë dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se derisa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim.