Një dekadë përkushtim e suksese: Dhurata pa fund për të gjithë klientët në UNI Cosmetics!
Kënaqësi shumë e madhe që të festojmë së bashku 10-vjetorin e themelimit të 'UNI Cosmetics'!
"Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që kemi lënë pas një dekadë të mbushur me shumë punë e suksese dhe rritje të jashtëzakonshme vit pas viti", thotë Betim Gashi, themelues i 'UNI Cosmetics'.
Për këtë ditë të veçantë, si shenjë falënderimi për klientët, kemi organizuar zbritje të madhe deri në -85%, shërbime falas, dhurata për secilin klient që viziton pikat e 'UNI Cosmetics' dhe shume surpriza të tjera!
Në vitin e themelimit të 'UNI Cosmetics', më 20 mars – 2013, kishim synim që të arrijmë të mbulojmë suksesshëm vetëm një pjesë të nevojave të kësaj industrie në vendin tonë. Por, falë dedikimit, profesionalizmit dhe konsistencës së treguar, sot jemi qendra më e kompletuar me produkte dhe pajisje bukurie në tërë rajonin e Ballkanit, me tri pika të shitjes në lokacione strategjike të Prishtinës, një pikë të shitjes ONLINE dhe katër magazina.
Në anën tjetër, kemi zhvilluar platformën më të avancuar të shitjes ONLINE, duke arritur që të jemi liderë në këtë industri, ku, përveç të tjerash, dërgojmë porosi në çdo cep të botës (WORLDWIDE SHIPPING).
Gama e gjerë e produkteve dhe pajisjeve të bukurisë, duke përfshirë pajisje e makina profesionale bukurie, parfume, si dhe produkte për kujdesin e flokëve, thonjve, grimit, trupit e depilimit, na kanë mundësuar që të jemi sa më afër klientëve tanë, duke u mundësuar atyre që të furnizohen në një vend të vetëm.
Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në ekip e brende, që t’u ofrojmë klientëve shërbime sa më të mira, duke ruajtur standardet më të larta të cilësisë dhe përsosmërisë.
Si përfundim, i gjithë ky sukses i jashtëzakonshëm u atribuohet klientëve tanë besnikë dhe partnerëve, të cilët i falënderojmë nga zemra, si dhe të gjithë stafit, të cilët me shumë përkushtim punojnë çdo ditë që shërbimi ynë të jetë në nivelin më të lartë. Besnikëria e mbështetja e tyre na motivon të përmirësohemi dhe të sjellim vazhdimisht risi.
Ne nuk do ta kishim arritur këtë moment historik pa ju, si dhe shpresojmë të presim edhe shumë vite të suksesshme së bashku.
10 vjet në shërbim të klientëve!