Dita Botërore e Shëndetit Oral, Vitia njofton se në Ortopedi të Nofullave do të jepen shërbimet e terapisë fikse
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Ditën Botërore të Shëndetit Oral ka vizituar Klinikën Stomatologjike në QKUK.
Me këtë rast Vitia ka njoftuar se në Kilinikën e Ortopedisë së Nofullave tash e tutje do të jepen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët.
Postimi i plotë i Vitisë, pa ndërhyrje:
Sot është Dita Botërore e Shëndetit Oral. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave, tash e tutje do të jepen shërbimet e terapisë fikse, si shërbim publik për të gjithë, veçanërisht dhe më së pari fëmijët.
Shëndeti oral nuk është luks, as thjesht estetikë.
E sot edhe Ardi e mori këtë shërbim publik, në QKSUK.
Pavarësisht pozitës ekonomike të familjes, çdo fëmijë meriton trajtimin e duhur dhe në kohë. Këtë duhet dhe po e ofron sistemi ynë publik.
Mirëqenia e buzëqeshja e fëmijëve është detyrë e institucioneve shëndetësore publike.